Shiritat e kapitenëve dhe besimi i klubeve përkatëse europane është shtuar shumë sa i përket lojtarëve shqiptarë. Pasi Taulant Xhaka është vlerësuar si zëvendës kapiten dhe Abrashi ka marrë shiritin në ndeshjen e fundit te Freiburgu, një vendim me rëndësi vjen për Idriz Vocën.
Ky i fundit do të jetë zëvendës kapiteni i Luzernit në sezonin tjetër, me vlerësimin që ka ardhur për të bërë Vocën të ndihet i rëndësishëm dhe të mos largohet. Sasuolo ka shfaqur interesim për ta marrë në ekip gjatë kësaj merkato, ndërsa Luzerni përpiqet të mbaj me çdo kusht, të paktën edhe për një vit. /Shqiperia.ch/