You are here
Home > Kombëtarja > Shtëpia e re e Shqipërisë pret 22.000 tifozë, “Arena Kombëtare” kërkohet në qershor

Shtëpia e re e Shqipërisë pret 22.000 tifozë, “Arena Kombëtare” kërkohet në qershor

Gjatë ditëve të fundit është përfolur shumë për një shtyrje të afatit sa i përket stadiumit të ri që është duke u ndërtuar në Tiranë. Madje mediat sportive aluduan se kuqezinjtë do luanin në kryeqytet vetëm në muajin shtator.

Por të njëjtin mendim nuk e ndan presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Së bashku me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, kanë parë më nga afër punimet në stadiumin e ri kombëtar. Në këtë vizitë është vendosur theksi nga ana e Dukës se gjithçka duhet të jetë gati për në qershor. Sipas asaj që raportohet, pritet që në këtë arenë të ketë 22.000 ulëse për spektatorët.

“Ne i kemi kërkuar vazhdimisht nënktraktuorëve, përmbushjen e afatit për përfundimin e punimeve në muajin qershor të këtij viti, gjë që e theksuam edhe në takimin e sotëm”, ka thënë Duka. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top