
Një aventurë aspak të mirë është duke kaluar Besnik Hasi tek ekipi i Al Raedit. Pas disa rezultateve negative dhe aspak të mira, ishte momenti që skuadra e cila drejtohet nga tekniku shqiptar, të bënte autokritikë.
Gjatë ditës së sotme, Al Raedi ka fituar ndaj në transfertë ndaj Al Batin me rezultatin 1-3. Dy golat e parë dhe njëkohësisht që vendosën historikun e ndeshjes, kanë ardhur nga ana e Ferhan Hasanit. Ky lojtar është i vetmi shqiptar që është preferuar të merret skuadër, nga e gjithë karriera që ka kaluar Besnik Hasi.
Tashmë Al Raedi për herë të parë i është larguar fundit të renditjes, duke kaluar në vendin e 12, teksa pas 10 javësh, numëron 11 pikë. /Shqiperia.ch/