You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Shqiptari i Barcelonës vulos zgjedhjen e përfaqësueses, Kabashi: Flas shumë me Xhordi Albën!

Shqiptari i Barcelonës vulos zgjedhjen e përfaqësueses, Kabashi: Flas shumë me Xhordi Albën!

Labinot Kabashi është një prej talenteve shqiptarë më premtues të së ardhmes, ndërsa dëmtimet i kanë mohuar shumë këtij futbollisti deri tani. Megjithatë, ky lojtar është ende në fillimin e karrierës dhe te Barcelona e mbajnë si një “thesar”, duke besuar në aftësitë e shqiptarit.

Në një prononcim të para pak ditëve për “Klan Kosova”, Kabashi u shpreh se kishte raporte shumë të mira me mbrojtësin e Barcelonës, Xhordi Albën, për shkak se kishin një menaxher të njëjtë. Ndërsa kur flitet për çështjen e zgjedhjes së përfaqësueses, Kosova është një histori e mbyllur.

“Duhet të vazhdoj të jap gjithçka për të arritur në ekipin e Barcelonës, pasi ka futbollistët më të mirë dhe konkurrenca është e madhe. Sa i përket ekipit të parë, kam raporte shumë të mira me Xhordin Albën sepse i kemi menaxherët e njëjtë dhe shpesh takohemi jashtë fushës së futbollit. Brenda pak kohësh do të jem pjesë e Barcelonës B dhe duhet të jap kontribut për ta kthyer në Ligën e Dytë. Me dëshirën e madhe, tashmë shpresoj të luajë për Kosovën”, u shpreh Kabashi. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top