You are here
Home > Kombëtarja > “Shqiptarët rrinë bashkë dhe jashtë fushe”, flet Serxho Kalaj i Lacios: Të bëhem si Marash Kumbulla

“Shqiptarët rrinë bashkë dhe jashtë fushe”, flet Serxho Kalaj i Lacios: Të bëhem si Marash Kumbulla

Një brez i shkëlqyeshëm i talenteve të rinjë po i vjen Shqipërisë. Por mos harroni, në listën e mbrojtësave të Kombëtares mbani shënim edhe Serxho Kalajn. Lojtari 20-vjeçar është një gjigant në prapavijë, 1.93 i gjatë, i fortë në duelet fizike dhe me nuhatjen për të mbërritur te topi përpara kundërshtarit të tij.

Jo më kot është grumbulluar në disa raste edhe me skuadrën e parë të Lacio, ndërsa është aktualisht pjesë e të rinjëve të saj. Në sezonin e shkuar është grumbulluar në katër ndeshje radhazi nga ana e Inzagit, me këtë të fundit që po pret momentin e duhur për ta aktivizuar. Ajo që pret Kalaj është një shans dhe një moment për ta shfrytëzuar, ashtu si bëri edhe Marash Kumbulla.

Asnjë ndeshje të luajtur në Serinë B dhe që e shihte si fat të madh nëse grumbullohej në stol me Veronën në ligën e dytë të Italisë, por sot kërkohet nga të gjithë në elitën e Europës. Ky do të jetë edhe fati i Serxho Kalajt, një lojtari me prespektivë që herë pas here merr edhe vëmendjen e mediave italiane. Në një prononcim për “Sport Ekspres”, Kalaj tregon se punon çdo ditë për ëndrrën e madhe në debutimin me Lacion.

“Situata është shumë dramatike aktualisht këtu në Itali, shpresojmë që të marrë fund sa më parë. Duket si një ëndërr e keqe dhe ne duhet të zgjohemi sa më shpejt. Te moshat e Lacios jemi një grup lojtarësh shqiptarë që kalojmë kohën bashkë edhe jashtë fushe. Shumë prej nesh jetojnë në Romë dhe jemi afër me njëri-tjetrin prandaj kalojmë shumë kohë së bashku. Tani ëndrra ime është që të luajë me ekipin e parë të Lacios dhe punoj shumë, çdo ditë, për ta realizuar këtë ëndërr. Marash Kumbulla? E ka treguar se është një lojtar i madh në këtë sezon. Unë gjithmonë e kam ditur se është një mbrojtës i madh se e kam pasur tek të rinjtë e Shqipërisë dhe shpresoj që të kem edhe unë mundësinë të luaj në Serinë A si Kumbulla”, ka thënë Kalaj.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top