You are here
Home > Kombëtarja > Shqiptarët nuk e kanë harruar ende! Francezët bëjnë kavje dhe racizëm me Afrikën, ua kthen Eto: Jeni bij kur..sh

Shqiptarët nuk e kanë harruar ende! Francezët bëjnë kavje dhe racizëm me Afrikën, ua kthen Eto: Jeni bij kur..sh

Një eksperiment vërtet i çmendur është hedhur si hipotezë nga dy mjekë francezë, që kanë kërkuar që vaksinat kundër COVID-19 të bëhen në Afrikë. Pra duke i përdorur njerëzit në këtë kontinent si kafshë, për të testuar sesa e sigurtë është vaksina e përdorur, që mund të jap shumë efekte anësore dhe askush nuk e di saktësisht ndikimin e saj në organizim.

Padyshim që ky është një turp i madh për mënyrën sesi trajtohen këta njerëz, që duhet të bëhej kavje për Europën. Menjëherë ka ardhur reagimi i ashpër i Eto dhe mëse i pritshëm, teksa shprehet: “Ne nuk jemi derra, por ju provojeni me fëmijët tuaj, bij kurvash.” I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi nga Demba Ba që shprehet: “Mirësevini në Perëndim, ku të bardhë mendojnë se janë superior ndaj nesh. Ta dini se Afrika nuk është laburator prove, koha të zgjohemi”, tha Demba Ba.

Ndërkohë që në Shqipëri ende nuk e kanë harruar atë “gabim të dyfishtë” që na është bërë gjatë himnit kur luajti Kombëtarja në Francë. Aspak e drejtë kjo që vendet e varfëra të bëhen oksigjeni për shtresën e pasur. Gabimi më i madh dhe kur flitej se Koronavirusi do të bënte që njerëzit të reflektonin, po ndodh krejtësisht e kundërta. Egoizmi i sëmurë i njeriut nuk shërohet lehtë…

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top