You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Shqiptarët me 8 skuadra në Europë, lënë pas Gjermaninë dhe Italinë

Shqiptarët me 8 skuadra në Europë, lënë pas Gjermaninë dhe Italinë

Plotë 8-të skuadra nga trojet shqiptare do të na përfaqësojnë në garat europiane gjatë sezonit të ardhshëm futbollistik.

Shkëndija që u shpall kampione e vendit tonë do të na përfaqësojë në kualifikueset e Ligës së Kampionëve, ku gjithashtu do luajë edhe Kukësi si nënkampion i Shqipërisë, pasi Skënderbeu që u shpall kampion është i dënuar, ndërsa gjithashtu për herë të parë në historikun e saj në këto gara do të luaj edhe Drita e Gjilanit, që fitoi luftën me Prishtinën për tu shpallur kampion në Kosovë.

Ndërkohë në ndeshjet kualifikuese të Liga Europa, pas plotë 14 viteve rikthehet FC Shkupi, ndërsa pjesë e këtyre ndeshjeve do të jenë edhe Prishtina nga Kosova, si dhe tre skuadrat nga Shqipëria, Luftëtari, Laçi dhe Partizani i Jasir Asanit, Emran Ramadanit dhe Besart Abdurrahimit.

Kjo është hera e parë në histori që 8-të skuadra shqiptare do të garojnë në dy kompeticionet më të rëndësishme Europiane, ku fillimisht do të duhet të kalojnë nëpër fazat eliminuese.

/Infosport

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top