You are here
Home > Kombëtarja > Shqiptarët e Kosovës nuk e braktisin Kombëtaren, udhëtojnë drejt “Loro Boriçit”

Shqiptarët e Kosovës nuk e braktisin Kombëtaren, udhëtojnë drejt “Loro Boriçit”

Ditën e nesërme luhet sfida e fundit e kuqezinjve në kompeticionin “Liga e Kombeve”, teksa Shqipëria ndeshet kundër Skocisë. “Gazeta Olle” në një artikull të saj, raporton se shumë shqiptarë të Kosovës janë nisur drejt qytetit të Shkodrës, për të mbështetur djemtë e Panuçit.

Në këtë artikull fotot janë të bëra nga reporteri i Gazetës Olle, Hilmi Veliu, teksa vihet në dukje fakti se tifozët shqiptarë të Kosovës vazhdojnë të udhëtojnë për të mbështetur kombëtaren shqiptare. Kohët e fundit ka patur një rënie të ndjeshme të mbështetësve kuqezinj në stadium, falë edhe rezultateve të dobta që po merr skuadra e drejtuar nga Panuçi.

Pavarësisht se përfaqësuesja e Kosovës po bën një edicion tepër të mirë, duhet të theksohet fakti që shqiptarët tanimë krenohen me dy skuadra, Kombëtaren kuqezi dhe përfaqësuesen e Kosovës. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top