You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Shqiptarët e gjejnë mënyrën! Bileta online? Nuk ka problem, tregu i zi vazhdon si më parë në faqet…”Shes-blej”

Shqiptarët e gjejnë mënyrën! Bileta online? Nuk ka problem, tregu i zi vazhdon si më parë në faqet…”Shes-blej”

Një risi dhe vendim i ri nga ana e Federatës Kosovare të Futbollit, ishte shitja e biletave në versionin online. Të gjithë tifozët që do të ishin të interesuar për të ndjekur më nga afër takimin ndaj Maltës, do e merrnin biletën e tyre nëpërmjet internetit.

Në këtë mënyrë do të shmangeshin rradhët e tepërta, të gjithë tifozët do të kishin mundësi të barabarta për të siguruar hyrjen në stadium e jo vetëm qytetarët e vendeve kryesore në Kosovë. E mbi të gjitha, tregu i zi nuk kishte sesi të funksiononte. Por shqiptarët e gjejnë gjithmonë një mënyrë, ndërsa “Gazeta Olle” tregon sesi një person ka nxjerrë në shitje në një faqe shit-blerjesh, tre bileta me çmim të trefishuar.

E vështirë duhej të ishte, por shqiptarët e gjejnë gjithmonë një mënyrë për të dërguar deri në fund dëshirën e tyre. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top