![](https://shqiperia.ch/wp-content/uploads/2018/09/beriii-540x509.jpg)
Atalanta ka marrë një disfatë të madhe në ditën e djeshme, pasi është surprizuar në shtëpi nga ana e Kajlarit me rezultatin 0-1. Një humbje kjo që ka parë për protagonist, në mënyrë negative, dy shqiptarët që luajnë me ekipin nga Bergamo.
Fillimisht do të ishte mbrojtësi Gjimshiti që do të shkaktonte një faull të panevojshëm dhe më pas pasiguria e Etrit Berishës, bëri që Kajlari të kalonte në avantazh. Por pavarësisht mbrëmjes së errët, të dy futbollistët duke se e kanë lënë pas shijen e keqe dhe shfaqen të buzëqeshur. Legjionarët e Kombëtares, nëpërmjet rrjetit “Instagram”, njoftojnë ardhjen e tyre te Kombëtarja, në grumbullimin që po nis në “Tropikal Resort”, sa i përket ndeshjeve të shtatorit të vlefshme për Ligën e Kombeve.. /Shqipëria.ch/