You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Shqiponjë nga Shaqiri për festën e Pavarësisë? “JO”, e ndalon marrëveshja e 2014 për Zvicrën

Shqiponjë nga Shaqiri për festën e Pavarësisë? “JO”, e ndalon marrëveshja e 2014 për Zvicrën

Një ditë e veçantë është kjo e sotmja për të gjithë shqiptarët, pasi festojmë Pavarësinë e Shqipërisë. Ndërkohë që disa lojtarë me origjinë shqiptare do të zbresin në fushën e lojës dhe menjëherë mendja të shkon: “Festim me shqiponjë”!

Shaqiri është njëri prej tyre, ndërsa do të luajë kundër ekipit të PSG-së. Një festim të tillë e ka bërë edhe më parë, atëherë kur Zvicra do të mundte me rezultatin 1-2 Serbinë. Madje, ajo ishte një dalje e madhe nga pikat e marrëveshjes që vetë futbollistët kishin vendosur.

Në vitin 2014, kur futbollistët shqiptarë që luajnë në Zvicër panë problemet e mëdha që t’i hapeshin nga situata të tilla, vendosën që të hiqnin shqiponjën nga festimet e tyre. Kështu gjërat do të shkonin mirë për ta edhe te helvetët, megjithëse ai takim ndaj Serbisë, shkoi në atë mënyrë aqsa mund të quhet një rast i pastër përjashtimi.

E megjithatë, nëse prisni një festim me shqiponjë në ditën e sotme si një dhuratë nga lojtarët tanë më të njohur në arenën europiane, është më kot, pasi festimet tona shkaktojnë gjithmonë tmerr për të tjerët dhe gjithmonë janë të dënueshme. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top