
90’+5′ Përfundon takimi. Shqipëri-Turqi 1-2.
90′ Mbyllet koha e rregullt. Ka 5 minuta shtesë.
88′ 11 metërsh i mohuar për Shqipërinë. Një lojtar turk pengon Selahin brenda zonës, por jo për arbitrin. Pamjet e përsëritura tregojnë gabimin në vendim.
85′ Shqipëria është hedhur e gjitha në sulm për golin e barazimit.
75′ Një nga aksionet e pakta të rrezikshme të Turqisë dhe vjen goli i dytë. Ozcan e dërgon topin në fundin e rrjetës me një gjuajtje nga brenda zonës. Shqipëri-Turqi 1-2.
70′ Bajrami i kalon të gjithë rivalët nga mesfusha në sulm me topin në zotërim, por pasimi i fundit për Vrionin ishte i gabuar.
64′ Zëvendësim te Shqipëria. Sahiti merr vendin e Malës.
59′ Një goditje fantastike me kokë e Vrionit, por portieri turk me fluturimin e tij i mohon golin.
54′ Kallaku është kalibër tjetër. Një pasim fantastik që nxjerr 5 kundërshtarë huq dhe Mucolli i vetëm në portë, nuk shtyn topin në rrjetë.
46′ Nis pjesa e dytë.
45′ Përfundon pjesa e parë, me Shqipërinë që shkëlqen e gjitha. Super Kallaku, Bajramaj dhe Vrioni. Shqipëri-Turqi 1-1.
40′ Kallaku me veprime spektakolare pason në të djathtë dhe pas krosimit drejt Vrionit, ky i fundit e ka tundur rrjetën, por është akorduar pozicion jashtë loje. Shqipëri fantastike!
30′ Minuta fantastike jo vetëm për Kallakun, por edhe Geraldo Bajramaj. Mbrojtësi i Birminghamit po shkëlqen duke fituar çdo duel, shpeshherë duke goditur edhe portën kundërshtare.
26′ Minuta që flasin për kuqezinjtë. Një super Kallaku i lë mundësinë Vrionit të godas portën, ndërsa ndalet nga mbrojtësit e Turqisë. Këta të fundit rrezikojnë autogolin me kthimin pas të topit.
20′ Tafa ka barazuar rezultatin, teksa pas krosimit të Kallakut, e dërgon topin në rrjetë. Pas shumë aksionesh të rrezikshme, në festë kuqezinjtë. Shqipëri-Turqi 1-1.
17′ Zgjohet Shqipëria. Kallaku drithëron tifozët e pranishëm në “Elbasan Arena” me një gjuajtje nga distanca, që shkon ngjitur me shtyllën.
13′ Shqipëria bën aksionin e parë të rrezikshëm. Vrioni fiton duelin në mesfushë dhe krijon hapësirat për sulmin e kuqezinjve, me pasimin e Malës që nuk shkon siç duhet në zonë.
10′ Vjen goli i parë i takimit. Një krosim nga krahu i majtë dhe sulmuesi Yuksel nuk e ka të vështirë të dërgojë me kokë topin në rrjetë. Shqipëri-Turqi 0-1.
3′ Rasti i parë i rrezikshëm i turqve me një aksion jo shumë premtues, ndërsa portieri Dajsinani mes pasigurisë, ka arritur të vendos topin në kontroll.
1’ Topin e parë e nisin kuqezinjtë
Minutë pas minute
Shqipëria U-21 ka nisur kualifikueset e Europianit, ndërsa takimin e parë po e luajnë ndaj Turqisë në “Elbasan Arena”. Shpresat e drejtuara nga ana e Bushit,kërkojnë të lënë pas disi zhgënjimin e Kombëtares së madhe në ditën e djeshme, që humbi ndaj të njëjtit kundërshtar.