
Shqipëria U-19 e ka fituar miqësoren e sotme vëllazërore ndaj Kosovës, me rezultatin 3-1. Djemtë e drejtuar nga ana e Nevil Dedes kanë bërë një lojë shumë të mirë, duke u shpërblyer edhe me rezultatin pozitiv.
Dardanasit kaluan të parët në avantazh, me golin e Albin Prapashticës në minutën e 33-të. Kundërpërgjigja do të ishte e menjëhershme me Ernest Muçin, 10 minuta pas realizimit të golit të parë. Sulmuesi i Tiranës do të gjente edhe golin e avantazhit për Shqipërinë në minutën e 69-të, përpara se të vuloste gjithçka Armando Broja.
Ky i fundit është duke shkëlqyer me kuqezinjtë e vegjël dhe luan me të rinjtë e Chelseat në Angli. Nuk është hera e parë që Broja ka arritur të lërë gjurmë me Shqipërinë, ndërsa shquhet edhe për fizikun e tij në fushën e lojës. /Shqiperia.ch/
Shqipëria U-19 zbriti në fushën e lojës me këtë formacion: Malaj, Rexhepi, Lucaj, Selishta, Hida, Morina, Rrapaj, Karica, Muçi, Prengaj dhe Broja (U aktivizuan: Shiba, Beqja, Selita, Haveri, Asllani dhe Ajazi)