You are here
Home > Kryefaqja > Shqipëria tërmet “7 ballësh”, sërish fituese në Kroaci

Shqipëria tërmet “7 ballësh”, sërish fituese në Kroaci

Shqipëria U-18 vendos diktatin në turnen e futbollit që po zhvillohet këto ditë në Rijeka të Kroacisë. Kuqezinjtë e drejtuar nga Olsi Uku arritën fitoren e rradhës dhe kësaj në shifrat e thella 7-2. Kombëtarja arriti të merrte fitoren e tretë në tre ndeshje duke siguruar kështu kalimin në fazën tjetër të turneut me pikët e plota.

Ndeshja e sotme do gjente si kundërshtarë vendasit e Vinodol. Kroatët nuk arritën të mbanin në asnjë minutë ritmin dhe furinë e kuqezinjve. Takimi do zhbllokohej shpejt me një gol të Cormusait. Pa kaluar mirë gëzimi për golin e parë Shqipëria do dyfishonte me mbrojtësin Pruti, që shënon me kokë pas një goditje këndi. 20 minutat e para të pjesës së parë do shikonin Shqipërinë të shënonte edhe dy herë me anë të Shahajt dhe Gjinit. Pjesa e parë do mbyllej në shifrat 4-0.

Me rifilillimin e lojës kuqezinjtë nga një pakujdesi në mbrojtje u ndëshkuan duke marrë gol. Reagimi do ishte i shpejtë ku Gerxhaliu dhe më pas Mema do dërgonin shifrat në 6-1. Vendasit do shkurtonin në 6-2. Do ishte Stafa që me anë të një penalltie do finalizonte shifrat 7-2.

Një fitore “7 ballëshe” e djemëve kuqezinjë që nën drejtimin e Olsi Ukut kanë zhvilluar një turne fantastik. Le të shpresojmë që një paraqitje e tillë të vijojë për kuqezinjtë tanë edhe në takimet e rradhës. /Endri Cinari-Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top