Në Dublin, kryeqyteti i Irlandës, sapo është hedhur shorti për kualifikueset e “Euro2020”. Këtë herë kompeticioni më i madh europian duket mjaft i vështirë për kuqezinjtë e Shqipërisë. Tashmë nuk ka dyshime sa i përket kundërshtarëve të kuqezinjve për këto kualifikuese, të cilat janë zbardhur dhe Panuçi duhet të nis përgatitjet që në këtë moment.
Kështu, Kombëtarja do i duhet të ndeshet me Francën, Islandën, Turqin, Moldavin dhe Andorrën për të luajtur shanset e kualifikimit dhe përsëritjes së suksesit, ashtu si në Europianin e shkuar. (Në përditësim) /Shqiperia.ch/
Grupi H
1. Francë
2. Islandë
3. Turqi
4. Shqipëri
5. Moldavi
6. Andorra