Marko Molla, është ky emri i ri i lojtarëve shqiptarë që braktisin fanellën e vendlindjes së tyre, për të zgjedhur një tjetër Kombëtare. Kështu ka vepruar edhe portieri i të rinjëve të Bolonjës, që me tekat e një adoleshenti, ka lënë ngjyrat kuq e zi duke u hedhur në aventurë me Italinë.
Faktikisht, ndoshta edhe me shumë të drejtë pasi duke parë portierët që zotëron Shqipëria në ekip të parë dhe te moshat, Molla do të ketë më shumë mundësi aktivizimi te Italia. Aspak e dëmshme për kuqezinjtë tanë, por më shumë për vetë karrierën e lojtarit, që tregon haptazi mungesë besnikërie.
Italia U-17 ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për miqësoren e luksit që kanë ndaj Spanjës në datën 16 janar, atje ku figuron edhe emri i portierit që më parë është thirrur nga grupmoshat tona. /Shqiperia.ch/
Lista e Italisë U-17
Portierë: Manuel Gasparini (Udinese), Marco Molla (Bologna);
Mbrojtës: Francesco Lamanna (Juventus), Lorenzo Moretti (Inter), Lorenzo Pirola (Inter), Alessandro Pio Riccio (Juventus), Matteo Ruggeri (Atalanta), Raffaele Spina (Juventus), Destiny Udogie (Hellas Verona);
Mesfushorë: Alessandro Arlotti (Monaco), Stefano Cester (Inter), Alessandro Mercati (Sassuolo), Gaetano Oristanio (Inter), Simone Panada (Atalanta), Nikola Sekulov (Juventus), Niccolò Squizzato (Inter), Franco Tongya Heubang (Juventus) ;
Sulmues: Lorenzo Colombo (Milan), Nicolò Cudrig (Brugge Ksv), Sebastiano Esposito (Inter).