Dy ditë na ndajnë nga takimi i shumëpritur mes Shqipërisë dhe Izraelit, e vlefshme për Ligën e Kombeve. Parashikimet mes tifozëve kanë nisur. Paralelisht me to edhe kompanitë e basteve kanë nxituar të hedhin në treg kuotat e kësaj ndeshje. Nga vëzhgimi provizor, Shqipëria del favorite.
Kuqezinjtë kuotohen me një mesatare 2.10 për fitore, 3.00 për barazimin ndërsa fitorja e izrelitëve shkon deri në 3.75. Por nuk mjafton vetëm një shtysë në letër. Në fushën e lojës, në dy ndeshje e fundit, skuadrat kanë surprizuar me rezultatet. Secila kombëtare ka humbur 0-3 në shtëpinë e vet. Një rrotacion i tillë i shuan të gjitha hamendësimet për rezultatin e saktë deri në fundin e takimit./Shqipëria.ch/