You are here
Home > Kombëtarja > Shqipëria futet në listë për herë të parë, kemi edhe ne një yll mes 66 shteteve të “Premier League”

Shqipëria futet në listë për herë të parë, kemi edhe ne një yll mes 66 shteteve të “Premier League”

Brezi i emigrantëve shqiptarë në Angli është duke u rritur dhe Kombëtares tonë po i vijnë shumë elemente prej andej. Në vitet e fundit kemi emra që janë për t’u shënuar ku spikat Geraldo Bajrami, Armando Dobra dhe Armando Broja.

Ky i fundit ka bërë një arritje më të madhe, pasi debutoi edhe me ekipin e parë të Chelsea kundër Evertonit. Një lojtar që i përket Shqipërisë dhe që luan në “Premier League”, kjo nuk është pak. Ndërkohë media prestigjoze “Hitc Sport” ka publikuar nga një lojtar më të mirë të 66 shteteve që luajnë në elitën e futbollit anglez.

Për herë të parë është përfaqësuar edhe Shqipëria në këtë listë ku ndodhen emra si Van Dijk, Mahrez, Aguero, De Bruyne, Alison dhe shumë të tjerë. Sigurisht që kuqezinjtë kanë Armando Brojën që futet në këtë listë të gjatë yjesh, për t’i dhënë një tjetër jehonë Shqipërisë. E mbi të gjitha, karriera e tij vetëm sapo ka filluar. /Sport Ekspres/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top