
Shqipëria e trajnerit Ilir Biturku, është grumbulluar në kryeqytetin e Francës, Paris. Kjo pasi kuqezinjtë do të zhvillojnë një takim miqësor me Katarin U-20. Një ndeshje me rëndësi për të testuar elementët që do t’i bëjnë punë të rinjëve tanë në të ardhmen.
Biturku ka publikuar edhe listën me 18 lojtarët e grumbulluar për ndeshjen e 15 majit. Atje shohim shumë futbollistë nga kampionati shqiptar, ndërsa ndër të tjerët, spikat talenti i Sportingut të Lisbonës, Dean Lico. Ky i fundit është thirrur edhe nga skuadra e parë e portugezëve, duke u konsideruar një lojtar me të ardhme të ndritur. /Shqiperia.ch/