You are here
Home > Kombëtarja U-16 > Shqipëria e Beqirit humbet vetëm nga ruleta ruse, shënon sulmuesi i Panathinaikosit

Shqipëria e Beqirit humbet vetëm nga ruleta ruse, shënon sulmuesi i Panathinaikosit

Shqipëria U-16 që drejtohet nga Beqiri, e ka nisur me humbje turneun “UEFA Development 2019”. Fatkeqësisht takimi është humbur nga “ruleta ruse”, ndërsa në përballjen ndaj Perusë, këta të fundit do të tregoheshin më të saktë në ekzekutimin e penalltive.

Koha e rregullt u mbyll me rezultatin 1-1, atje ku golin e vetëm për kuqezinjtë e shënoi sulmuesi i Panathinaikosit, Torraj. Në minutën e 74 u realizua një gol i bukur që solli edhe barazimin e rezultatit. Peruja kishte kaluar e para në avantazh në fundin e pjesës së parë, pas një gabimi në vendosje pas goditjes së këndit. Ndeshje e mirë ishte ajo që treguan kuqezinjtë tanë, ndërsa në ditën e shtunë do të përballen ndaj Italisë në orën 16:00. /Shqiperia.ch/

Shqipëria: Rroku(C); Pjeshka; Frroku; Janaqi; Hajdari; Shehu; Mataj; Preka; Bocaj; Hajdaraj; Torraj

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top