You are here
Home > Futboll Bota > Shqipëria duket  zgjedhje e largët, Kamberi krenohet: Luaj me më të mirët në Skoci

Shqipëria duket  zgjedhje e largët, Kamberi krenohet: Luaj me më të mirët në Skoci

Lojtari 23-vjeçar që luan tek klubi i Hibernianit në Skoci, Florian Kamberi, ka arritur të shënojë 3 gola në ndeshjet e fundit të ekipit të tij. Dëshira e Shqipërisë ka qënë gjithmonë prezente për të pasur këtë lojtarë në gjirin e Kombëtares, por duket se kjo gjë nuk është se mendjen e Florianit, teksa ai është fokusuar vetëm tek klubi skocez ku ai luan.

“Kemi shënuar katër fitore, por ka shumë punë për të bërë. Është një sezon i gjatë dhe është herët të flitet, por nëse vazhdojmë të punojmë kështu, do të jemi mirë, por duhet të vazhdojmë të fitojmë sa më shumë ndeshje. Ne luajmë futboll shumë të mirë. Për momentin mendoj se ne po luajmë futbollin më të mirë në ligë. Jam i lumtur që kam shokë të mirë në skuadër, të cilët më ndihmojnë të luaj mirë në sulm”,  ka përfunduar Kamberi për theedinburghreporter.co.uk

Kujtojmë që Florian Kamberi ka qënë pjesë e Zvicrës U-21 deri para pak kohësh, po tashmë që ai është 23-vjeç dhe akoma nuk ka bërë debutimin e tij te ndonjë ekip Kombëtar. Në garë për lojtarin janë Zvicra edhe Shqipëria, ndonëse Floriani nuk ka dhënë një përgjigje zyrtare për këtë, se me kë Kombëtare do të jetë pjesë, por shancet e kuqezinjve janë të pakta, për shkak të dëshirës së vetë lojtarit. /Shqipëria.ch/

 

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top