
Armando Broja vazhdon me shkëlqimin e tij te klubi i Chelseat U-18. Pikërisht siç do të bënte kohë më parë me fanellën e të rinjëve të Shqipërisë. Rezultati është gjithmonë i njëjtë, nëse ky sulmues ndodhet në fushë, atëherë do të jetë e vështirë që të mos shënoj.
Në ndeshjen e parë të kampionatit gjatë paradites së sotme, Broja realizoi dy gola në fitoren me rezultatin 1-2 ndaj Arsenalit U-18. Më mirë? Sigurisht që nuk kishte se ku të shkonte. Për të siguruar video të golave nga ana e grupmoshave është thuajse e pamundur, por “Shqiperia.ch” ka arritur t’i siguroj. Më poshtë mund t’i shihni golat, ndërsa te realizimi i dytë shihet edhe kualiteti i Brojës ku i shkëputet kundërshtarit me shpejtësi të madhe dhe me zotërimin e topit. /Klaudio Ndreca-Shqiperia.ch/