Presidenti i Federatës së Kosovës të Futbollit, Agim Ademi, e ka tejkaluar paksa fantazinë me dëshirën e shprehur, që do të marrë formë zyrtare pas disa kohësh.
Kështu, në një prononcim për “RTK”, hidhet ideja e mbajtjes së një Europiani në trevat shqiptare. Flitet për takimet e evenimentit më madhor, që do të zhvilloheshin në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mali i Zi. Në dukje një ide e mrekullueshme kjo e Ademit, por që sigurisht ka shumë vështirësi në realizimin e saj.
“Në të ardhmen jemi duke planifikuar aplikimin në UEFA, për organizimin e ndonjë eventi si Europiani në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe Mali i Zi”, ka thënë Ademi. /Shqiperia.ch/