Shqipëria dhe Kosova kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e paraparë miqësore mes vete.
Kombëtarja Kuqezi dhe Përfaqësuesja e Kosovës do të luajnë mes vete në një miqësore luksi apo një ndeshje vëllazërore.Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin Letzigrund të Zurichit me fillim nga ora 20:00.
Në ndeshje mendohet të jenë mbi 20 mijë tifozë shqiptarë nga diaspora, të cilët kanë blerë bileta. /Telegrafi/
Shqipëri: Berisha; Hysaj, Gjimshiti, Ajeti, Lika; Ramadani, Qaka, Ndoj; Roshi, Cikalleshi, Guri.
Kosovë: Ujkani; Vojvoda, Rrahmani, Ismajli, Aliti; Shala, Halimi; Rashica, Avdijaj, Zeneli; Muriqi.