
Lajme shprese erdhën në mëngjesin e sotëm sa i përket kërkimeve për Emiliano Sala. Futbollisti i cili po shkonte drejt Kardifit, për të nisur aventurën e tij të re, u zhduk në mënyrë të mistershme. Pas shumë orë kërkimesh, u hodhën së fundmi hipotezat se Sala mund të jetë gjallë.
Por ishte vetë kreu i shërbimeve të kërkimit ajror, John Fitzgerald, që në një prononcim për “BBC”, e ka shpjeguar më së miri rastin në fjalë. “Edhe personi më i aftë, nuk mund të qëndrojë më shumë se disa orë në ujërat e ftohta të atij kanali ku po kërkojmë”, tha Fitzgerald.
Kërkimet u pezulluan për disa orë gjatë mbrëmjes së djeshme, për shkak të kushteve të këqija të motit. Tashmë ato kanë vazhduar sërish, por ende pa gjetur asgjë rreth mjetit futures që ka përdorur Sala. /Shqiperia.ch/