Një rast i pazakontë ishte ai i ndodhur në takimin e Kupës së Greqisë, atje ku PAOK fitoi ndaj Panionosit me rezultatin 4-2 pas 120 minutash. Takimi i parë kishte përfunduar me rezultatin 2-1 në favor të Panionosit, ndërsa goli që vulosi edhe historinë e kualifikimit, do të vinte në minutën e 119 pas një penalltie të dyshimtë.
Durmishaj që duhej të niste topin nga mesfusha pas golit të pësuar, nuk po e bënte një gjë të tillë. Futbollistët miq u larguan nga topi që qëndronte në mesfushë, në shenjë proteste për atë gol të PAOK. Por pavarësisht kësaj skenë të pazakontë, me topin që nuk prekej nga askush, do të ishin vendasit që do të kalonin më tej.
Sulmuesi shqiptar që realizoi edhe në këtë takim, pas duartrokitjeve ironike pas asaj që ndodhi, ka shpërthyer në lot. Në intervistën pas ndeshjes, Durmishaj u shpreh se ndihej i turpëruar nga futbolli grek.
“Kemi dhënë 100% tonë, ndoshta edhe diçka më shumë se kaq. Unë dua të them se jam shumë krenar me këtë ekip dhe me shokët e skuadrës. Pasi barazuam me rezultatin 2-2, besuam shumë te kualifikumi. Nuk mendoj se ishte një penallti ajo e PAOK. Jam shumë i turpëruar për atë që po ndodh te futbolli grek. Ishte dikush që nuk kërkoi që ne të kualifikueshim”, tha Durmishaj. /Shqiperia.ch/