You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Shpërthen mesfushori shqiptar, dy gola dhe një asist për 90 minuta në Norvegji

Shpërthen mesfushori shqiptar, dy gola dhe një asist për 90 minuta në Norvegji

Herolind Shala ka zhvilluar një ndeshje fantastike në ditën e sotme, atje ku Valeranga ka fituar me rezultatin 4-1 ndaj Tromsos. Mesfushori i Kosovës ishte vendimtar përgjatë 90 minutave, pasi arriti thuajse i vetëm të vendoste gjithë takimin.

Jo pak, por dy gola dhe një asist ka arritur të bëj të mundur Shala përballë Tromsos. Kampionati në Norvegji ka nisur pikërisht gjatë këtyre kohëve dhe është ende në fazën e fillimit të saj. Ndërkohë që për futbollistin shqiptar vazhdon seria pozitive, pasi edhe te Kosova ka zhvilluar paraqitje fantastike, duke qënë tek më të mirët e dardanëve. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top