Samir Mehmeti është lojtari shqiptar që ka arritur të shënojë ndaj Crevena Zvezdës, në përballjen miqësore të luajtur së fundmi. Ekipi serb fitoi me rezultatin 3-1 ndaj Linzit, me realizimin e vetëm që erdhi nga futbollisti i Preshevës.
I dalë nga Lugina, Mehmeti ka hedhur hapa të konsiderueshëm brenda pak kohësh. Sulmuesi 22-vjeçar ka qënë pjesë e të rinjëve të Linzit, por pritet që edhe në sezonin e ardhshëm të jetë pjesë e ekipit të parë përfundimisht. Goli i shënuar ndaj një ekipi si Crevena Zvezda, shkon padyshim përtej realizimit të nderit për Mehmetin, me vendlindje që flet shumçka për frymën e patriotizmit me të cilin është rritur. Pa harruar edhe aftësitë e mëdha që zotëron, ndërsa për një periudhë të shkurtër kohore do të dëgjohet shumë edhe për të. /Shqiperia.ch/