You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Shkëndija nuk falë askënd, vazhdon ti “shkelë” kundërshtarët

Shkëndija nuk falë askënd, vazhdon ti “shkelë” kundërshtarët

Shkëndija nuk falë askënd. Skuadra e trajnerit Qatip Osmani sot në Tetovë para tifozëve të vetë mundi Skopjen, duke i’a vështirësuar në maksimum punët kësaj të fundit në garën për mbijetesë, njofton “infOSport.mk”.

Megjithatë “kuqezinjtë” edhe përkundër faktit se 7 xhiro para fundit kanë siguruar titullin e kampionit, vazhdojnë të tregojnë profesionalizmin e tyre, duke mos falur edhe një ndër skuadrat surprizë të stinorit pranveror.

Fitoren e Shkëndijës e paralajmëroi sulmuesi Marjan Radeski vetëm pas 90-të sekondave lojë, ndërkohë Skopje u tregua e fuqishme vetëm në një moment, edhe atë në minutën e 13-të, kur pas një aksioni mirë të organizuar me protagonistë Petkovski-Demir, ky i fundit pasi tejkaloi edhe portierin Zahov arriti që të barazojë shifrat në 1:1.

Ishte ky rezultati i pjesës së parë, ndërsa pas vetëm 3 minutave lojë në pjesën e dytë, pas një super aksioni, Shkëndija me anë të Izair Eminit shënoi edhe golin e dytë, duke arritur sërish deri tek epërsia.

Momenti më i bukur i takimit ndodhi në minutën e 88-të, kur Armend Alimi, tashmë me stilin e tij të njohur, me goditje nga distanca, shënoi një super gol, duke vendosur rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, Shkëndija 3, Skopje 1.

Në mesjavë skuadra tetovare zhvillon derbin lokal ndaj Renovës, teksa Skopje në një ndeshje të drejtëpërdrejtë për mbijetesë në teren vendas do të mirëpret Pobedën.

/Infosport

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top