
Shkëndija e Tetovës, ose më saktësisht ajo e shqiptarëve, ka fituar edhe këtë vit titullin kampion në Maqedoninë e Veriut. Skuadra e drejtuar nga Osmani nuk kishte asnjë kundërshtar të vetëm, pavarësisht dëshirës së madhe të Vardarit për të prishur gjithçka ishte ndërtuar nga futbollistët shqiptarë.
Ky është klubi që i bën shqiptarët të krenohen në Europë, pasi përgjigjet në mënyrë fantastike sa i përket rezultateve, por jep edhe spektakël në tribuna. Së fundmi në një intervistë për “Zona Gol”, presidenti i Shkëndjës, Visar Bexheti, ka folur sa i përket nisjes së negociatave me lojtarët e Kombëtares së Shqipërisë në merkato.
“Në listat tona të preferencave kemi disa emra dhe kemi nisur edhe kontaktet, por zbulimet do të kemi vetëm kur të kemi arritur marrëveshje”, ka thënë Bexheti. /Shqiperia.ch/