You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Shkëndija e Tetovës vazhdon avazin në Maqedoni, ekipi shqiptar të lë “targën” si PSG

Shkëndija e Tetovës vazhdon avazin në Maqedoni, ekipi shqiptar të lë “targën” si PSG

Në Maqedoni kampionati është bërë i mërzitshëm, pasi me ekipin shqiptar të Tetovës, Shkëndijën, nuk mund të konkurrosh dot lehtësisht. Në sezonin e shkuar e mbylli historinë shumë javë përpara fundit të kampionatit, ndërsa e njëjta histori duket se do të përsëritet edhe këtë herë.

Fillimisht Vardari u shkëput për të marrë kryesimin në Maqedoni, ndërsa Shkëndija bëri disa hapa të gabuara. Por nga ndeshja direkte mes tyre, e fituar nga ekipi i Tetovës me rezultatin 0-2, atje nisi edhe kthesa e skuadrës shqiptare.

Tashmë Shkëndija kryeson në vendin e parë me 6 pikë më shumë se Vardari, që përpara pak minutash ka marrë një tjetër humbje në shtëpi, këtë herë ndaj Rabontickit me rezultatin 0-1. Futbollistët e Qatip Osmanit kanë fituar pastër me rezultatin 5-0 ndaj Sileks, ndërsa kampionati në Maqedoni është bërë si në Francë me PSG-në. Luhet më kot, pasi fituesi është i ditur… /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top