Skuadra ruse Krylya Sovetov e cila sapo është ngjitur në superligën ruse ka shfaqur interesim për kapitenin e Shkëndijës së Tetovës Ferhan Hasani. Sipas portalit sportmedia.mk në adresë të klubit tetova ka ardhur një super ofertë nga rusët të cilët janë të interesuar seriozisht për shërbimet e lojtarit më të mirë në superligën maqedonase.
Nuk është vetëm skuadra ruse e interesuar për shërbimet e Hasanit, pasi dhe skuadra turke Sivasspor ka shfaqur interesim nga viti 2015 e këtej, por në atë kohë Hasani vendosi ti bashkangjatitet klubit amë, ndërsa dhe skuadra zvicerane Zurich dhe hungarezët e Ferencvaros kanë shfaqur interesim për kapitenin e kuqezinjëve të Tetovës.
Kontrata kapitenit të Shkëndijës i skadon këtë Qershor ndërsa do ketë lajme në këtë drejtim pasi që Shkëndija fuqishëm mendon të prezantohet përpara kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.
/Shqiperia.ch