You are here
Home > Futboll Bota > Shkëndija e Tetovës me lojtarë të Kombëtares, zbardhet emri i parë që vjen nga Shqipëria

Shkëndija e Tetovës me lojtarë të Kombëtares, zbardhet emri i parë që vjen nga Shqipëria

Vetëm para pak orësh nga zyrtarë të klubit të Shkëndijës së Tetovës, u raportua se ekipi shqiptar i Maqedonisë po kontakton lojtarë të kombëtares shqiptare për merkaton e verës. Skuadra e trajnerit Osmani është shpallur kampion edhe këtë vit, duke i lënë targat rivalit të përjetshëm, Vardarit.

“Supersport” ka zbardhur edhe emrin e parë kuqezi që pritet t’i bashkohet menjëherë Shkëndijës. Bëhet fjalë për mesfushorin që luan me Gabalan në Azerbajxhan, Sabien Lilaj. Ky i fundit do të nisë një aventurë të re te kuqezinjtë në Maqedoni, për ta nisur që eliminatoret në “Champions League”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top