Shkëlzen Gashi është ende në kërkimin e një ekipi të ri, pas atij largimi nga Kolorado Rapids. Ende asgjë e re për sulmuesin shqiptar, që sipas gjasave do e bëj kalimin e tij në merkaton e verës.
Zvicra ngelet opsioni i parë për Gashin, për të luajtur në këtë kampionat si një i rikthyer, pasi më parë ka qënë edhe me Bazelin. Por së fundmi lojtari shqiptar është parë në stërvitjen e Barcelonës. Do të ishte pikërisht ylli kroat, Ivan Rakitiç që do të njoftonte ardhjen surprizë të Gashit, që e ka njëkohësisht edhe një mik të vjetër. Një periudhë pushimesh për këtë lojtar, që kërkon t’i marrë më të mirën, përpara se të rikthehet si protagonist në fushën e blertë. /Shqiperia.ch/