Elvin Beqiri e ka marrë fitoren e parë në stolin e Shqipërisë U-17, ndërsa në ditën e djeshme kuqezinjtë e vegjël kanë mundur Moldavinë me rezultatin 1-2. Pas asaj humbje të marrë ndaj Anglisë me rezultatin 2-0 dhe Turqisë në shifrat 3-1, fitorja më e madhe e kësaj grupmoshe ishte Mario Mitaj.
Sulmuesi nga Vermoshi shënoi dy nga tre golat e realizuara nga Shqipërisë së fundmi, ndërsa ai ndaj Moldavisë ishte një klas më vete. Nga goditja e dënimit, Mitaj e ndali topin në cepin e rrjetës duke ia bërë të pamundur reagimin portierit kundërshtar.
Futbollisti në fjalë mban shiritin e kapiteni edhe te AEK-u U-16, që shquhet si një nga akademitë më të mira në Greqi. Përgjithësisht, janë të shumtë elementët e rinjë që premtojnë një të ardhme të madhe për Shqipërinë, por ajo që duhet parë me kujdes është vijmësia e punës. /Shqiperia.ch/