You are here
Home > Kryefaqja > Shijoje dhe bekoje nga lart Kosovën tënde, president Vokrri! Një vit kur zemra pushoi rrahjet

Shijoje dhe bekoje nga lart Kosovën tënde, president Vokrri! Një vit kur zemra pushoi rrahjet

Njerëz, asnjëherë mos e merrni jetën shumë seriozisht, pasi kjo nuk është natyra e saj. Ndonjëherë mund të luftosh e të luftosh për një mision që në dukje është i pamundur, por kur nis të realizohet dhe je duket jetuar ëndrrën e madhe, e papritura do të vijë si për thënë: “Mendove vërtet se do të përfundonte kaq lehtë?”.

Sot bëhen 1 vit që kur presidenti i përjetshëm i FFK-së, Fadil Vokrri, do të ndahej nga jeta. Zemra e tij ndaloi së pushuari në 9 qershor të vitit 2018. Sa shumë që luftoi për të parë një ditë të vetme këtë Kosovë të sotme, të bukur dhe magjepsëse në fushën e lojës.

Por fati nuk dëshironte që mundimi dhe gjithë puna e palodhur e Vokrrit, ta bënte këtë të fundit që të shijonte dardanët nga shkallët e stadiumit, por ta shihte nga lartë. Shijoje dhe bekoje nga lart Kosovën që ti ndërtove president i përjetshëm.. /Klaudio Ndreca-Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top