You are here
Home > Futboll Bota > Shifra e frikshme e “bishës” së Ronaldos, blen makinën që kushton sa kartoni i Strakoshës

Shifra e frikshme e “bishës” së Ronaldos, blen makinën që kushton sa kartoni i Strakoshës

Kristiano Ronaldo nuk ndalet asnjëherë kur flitet për paratë e shpenzuara në luks. Sigurisht, nëse nuk e bën edhe ylli portugezi një gjë të tillë, kush tjetër mundej? Sulmuesi i Juventusit u bë pronar i kryeveprës Bugatti “La Voatur Noara”.

Kjo makinë kushton 16.5 milionë euro, një shifër kjo e cila shkon pikërisht aqsa kushton edhe vlera e Thomas Strakoshës në Serinë A. Por kjo shifër nuk është se e rëndon shumë gjendjen financiare të portugezit apo të përbëj problem për të, pasi kontratën aktuale e ka 30 milionë euro, pa llogaritur këtu edhe të ardhurat që vijnë nga reklama.

“Bisha” e Bugatit shkon deri në 1.500 kuaj fuqi, e cila me një përllogaritje të thjeshtë dhe kërkimi në internet, arrin në 100 km/orë për vetëm 2.5 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale shkon deri në 420 km/orë, tre herë më e shpejtë se një makinë normale. Gjithashtu kemi edhe dritat LED që përdoren për herë të parë në një Bugati. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top