You are here
Home > Futboll Bota > Shënoi ndaj Interit, Gjimshiti nuk i jep rëndësi të madhe: Momenti më i mirë? Nuk mund ta them

Shënoi ndaj Interit, Gjimshiti nuk i jep rëndësi të madhe: Momenti më i mirë? Nuk mund ta them

Kombëtarja shqiptare do të luajë ndaj Skocisë dhe Uellsit, në takimet që do të zhvillohen në muajin nëntor. Ndërkohë që futbollistët kanë nisur grumbullimin dhe stërvitjen, një prej futbollistëve që ka dalë në konferencën për shtyp, ishte edhe Berat Gjimshiti.

Heroi i Atalantës në takimin e fundit, që realizoi edhe ndaj Interit, ka folur dhe është shprehur në lidhje me Kombëtaren.

“Nuk e di nëse është ky momenti më i mirë te Kombëtarja. Unë vij të jap maksimumin dhe nuk ka rëndësi se çfarë bëj te ekipi. Ndaj Izraelit na mungoi edhe fati, ndërsa në momentin e golit të tyre, u treguam disi të ngrirë, sepse nuk e prisnim atë top nga portieri.

Nuk e kuptoj se përse e quani autogol atë rastin tim ndaj Izraelit, sepse kundërshtari e dërgoi topin në rrjetë. Gjithsesi nuk e di nëse do të luajë apo jo me Kombëtaren, më pas për të shpresuar edhe te një gol i shënuar.

Të shohim përpara dhe jo mbrapa, sepse futbolli ecën shpejtë. Gjithkush duhet të jap pak nga vetja, që të jemi sa më të bashkuar. Loja me tre mbrojtës mund të përfshihet edhe te Shqipëria, pasi lojtarët e kanë luajtur këtë sistem. Lojtarët janë gati, tani është vendimi i trajnerit.

Me Izraelin kemi bërë vetëm disa gabime personale, jo në tërësi dhe kjo na kushtojë. Tifozët dua t’i ftojë që të jenë sa më shumë në Shkodër”, u shpreh Gjimshiti. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top