Valdet Rama u rikthye për të shënuar një nga golat e tij tipik, në takimin që zhvilloi Kukësi ndaj Kamzës. Një top i marrë nga mesfusha që dërgohet në fundin e rrjetës, vetëm me aftësinë e sulmuesit shqiptar.
Një skemë të tillë Rama e ka realizuar edhe me Shqipërinë ndaj Norvegjisë, por edhe me ish-ekipin e Valladoid. Megjithatë kur gazetarët e “Supersport” i kanë shtruar pyetjen e Kombëtares, vetë futbollisti e di se flitet për një mision të pamundur: “Ka qënë kënaqësi që luajta për Shqipërinë, por tani mendoj vetëm për Kukësin”. /Shqiperia.ch/