You are here
Home > Kombëtarja > Shembuj dhe leksione nga patriotizmi i sëmurë, Greqia të ndëshkon nëse zgjedh Shqipërinë

Shembuj dhe leksione nga patriotizmi i sëmurë, Greqia të ndëshkon nëse zgjedh Shqipërinë

Sa herë që AEK luan në “Champions League”, tifozëve shqiptarë iu kalon për pak sekonda ndërmend emri i mesfushorit shqiptar: “Po me Ajdarin çfarë është duke ndodhur?”

Kjo është pyetja që ngrihet dhe me të drejtë madje, pasi karriera e tij ka pësuar një ndryshim të menjëhershëm. Por nuk duhet të surprizohemi, fqinjët tanë dhe patriotizimi i tyre i sëmurë, shpeshherë i tejkalon caqet e menduara.

Nuk ishte vetëm Kaçe, një tjetër rast i ngjashëm me Ergysin, ishte edhe Astrit Ajdari. Ky i fundit i gjetur nga Panuçi, zgjodhi të luante me Shqipërinë, ndërsa në kampionat aktivizohet me AEK-un. Pikërisht këtu nis edhe historia.

Më parë, ndonëse një lojtar jo si titullar i padiskutueshëm, Ajdari ishte protagonist me ekipin grek në fushën e lojës. Por pas kësaj zgjedhje të kryer, situata aktuale e tregon më së miri se për çfarë jemi duke folur.

Mund ta konsiderojmë historike faktin se mesfushori shqiptar, u grumbullua për herë të parë në një prej ndeshjeve të AEK-ut në kampionat, së fundmi në transfertë ndaj OFI-t, ndërsa gjatë këtij sezoni nuk kishte ndodhur më parë. Sigurisht, asnjë minutë për të, por të paktën atë herë e pa ndeshjen më nga afër.

Tashmë ekipi i AEK-ut vazhdon sërish me politikën e injorimit, teksa në ndeshjen e fundit nuk e ka marrë mesfushorin shqiptar as në pankinë. E për të mbërritur deri te përballja në ditën e sotme, një histori e mbyllur për Ajdarin që prej muajsh, pasi emri i tij nuk është dorëzuar në listën që AEK paraqiti për të marrë pjesë në “Champions League”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top