Gjatë ditës së sotme, e përditshmja dhe media më e njohur në Zvicër, “Blick.ch”, i ka kushtuar një artikull të veçantë situatës që po kalon Xherdan Shaqiri.
Kështu, duke marrë parasysh atë ndeshje të zhvilluar mes Liverpulit dhe Crevena Zvezdës, incidentet nuk munguan dhe nuk mund të mungojnë as në takimin që do të zhvillohet në Beograd, përkundrazi, priten në masë edhe më të madhe.
Në “Anfild Road”, disa tifozë serbë kanë sharë Shaqiri në gjuhën shqipe, në kohën që futbollisti gjendej më afër tyre në cepin e fushës. Ndërsa më parë, do të ishte drejtori sportiv i klubit serb, që do të vendoste bast i sigurt se Shaqiri nuk kishte guxim të vinte në Serbi.
Por është mesfushori shqiptar që i sfidon të gjithë dhe garanton mbërritjen e tij në Beograd: “Nuk kam frikë fare. Ashtu si gjithmonë do të shkoj për të luajtur. Mua në më frikëson askush”, janë fjalët e Shaqirit të cituara nga e përditshmja zvicerane. /Shqiperia.ch/