You are here
Home > Futboll Bota > Sharje dhe ofendime të serbëve ndaj Liverpulit, tifozët anglezë përgjigjen thjeshtë: Xherdan Shaqiri!

Sharje dhe ofendime të serbëve ndaj Liverpulit, tifozët anglezë përgjigjen thjeshtë: Xherdan Shaqiri!

Liverpuli e ka humbur pjesën e parë ndaj Crevena Zvezdës me rezulatatin 2-0, një takim që po surprizon jo pak sportdashësit europianë.

Ekipi serb ka arritur të jetë më konkretë së kundërshtari në shtëpi, pavarësisht se ekipi anglez ka pasur më shumë lojën në kontrollin e tij, por pa qenë asnjëherë i qartë me kordinimin e veprimeve. I menjëhershëm ka qenë reagimi i tifozëve të Liverpulit nëpërmjet “Twitterit”.

Thuajse gjatë gjithë takimit ka pasur thirrje ofenduese drejt Liverpulit, “Fuc. you Liverpol”, ndërsa edhe tifozët anglezë e dijnë mënyrën sesi t’i prekin serbët, duke u kujtuar atyre gjithmonë Xherdan Shaqirin, si një hije që qëndron në Beograd.

“Shaqiri duhej të sillej këtu”, ishte reagimi i disa tifozëve nëpërmjet rrjetit social, duke e kuptuar më së miri pikën e dobët që kanë kundërshtarët e tyre. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top