You are here
Home > Futboll Bota > Shaqiri vesh dorezat për “Ditën e Boksit”, Klop e lë të lirë për ta adhuruar tifozët e Liverpulit

Shaqiri vesh dorezat për “Ditën e Boksit”, Klop e lë të lirë për ta adhuruar tifozët e Liverpulit

Xherdan Shaqiri nuk është aktivizuar për asnjë minutë të vetme në fitoren e Liverpulit që pati në transfertë ndaj Wolvesit me rezultatin 0-2. Pas atij protagonizmi të vetë futbollistit shqiptar, që realizoi dy gola ndaj Junajtid duke i dhuruar fitoren skuadrës, përfundimi ishte jo shumë i mirë për takimin e rradhës.

Gjithsesi, Jurgen Klop e ka menduar më së miri zgjidhjen edhe për Shaqirin. Ai do të jetë nga minuta e parë, në takimin e sotëm që do të luhet përpara tifozëve të Liverpulit në “Anfield Road”. E ashtuquajtura “Boxing Day”, këtë herë zbret edhe me një shqiptar si protagonist.

Shaqiri bëhet gati edhe njëherë për t’u kthyer në idhullin e tifozëve të Liverpulit, që janë të magjepsur nga performanca e treguar deri më tani e lojtarit shqiptar. Newcastle duhet të bëhet gati, pasi Xherdani po vesh dorezat. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top