You are here
Home > Futboll Bota > Shaqiri pas kualifikimit me Barcelonën: Do iki në shtëpi të shoh ndeshjen prapë!

Shaqiri pas kualifikimit me Barcelonën: Do iki në shtëpi të shoh ndeshjen prapë!

Barcelona u eliminua në gjysmëfinalen e “Champions League”, duke u mundur nga Liverpuli me rezultatin 4-0. Pavarësisht se e kishte fituar takimin e parë me shifrat 3-0, spanjollët nuk e menaxhuan ndeshjen ashtu siç duhej, duke marrë një nga humbjet më të hidhura në histori.

Nga minuta e parë në atë përballje ka luajtur edhe lojtari shqiptar, Xherdan Shaqiri. Në emocione të jashtëzakonshme është shfaqur ky futbollist gjatë intervistës, pasi ka qënë edhe vendimtar në arritjen e paimagjinueshme të Liverpulit.

“Ishte një moment i vështirë për t’u përshkruar me fjalë. Mahnitëse. Jam i shokuar gjatë gjithë kohës. Kemi arritur diçka të paimagjinueshme. Unë mendoj se kur të iki në shtëpi, do e shohë sërish këtë ndeshje. Kishte shumë adrenalinë dhe jam vërtet krenar. Nuk ishte e thjeshtë për ne, pasi disa prej lojtarëve nuk kanë luajtur gjatë gjithë sezonit, por arritje ishte thjeshtë e pabesueshme”, ka thënë Shaqiri. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top