Liverpuli do të udhëtojë në transfertë ndaj Crevena Zvezdës, por pa Xherdan Shaqirin. Vendimi i Klopit ishte i qartë, mesfushori shqiptar nuk do të shkojë në Beograd për të rënduar më tepër gjëndjen, ndërkohë që ekipi anglez mund ta zgjidh lehtësisht takimin e vlefshëm për “Champions League”.
Nga ana tjetër, më në siklet se tekniku gjerman i Liverpulit, u vendos Vladan Milojevic, që drejton Crevena Zvezdën. Ky i fundit e di më së miri se çdo fjalë e thënë në Serbi, analizohet dhe zbërthehet në detajet më të vogla dhe një gjë e tillë mund të dëmtojë shumë.
“Unë nuk e di se çfarë të them për vendimin e marrë nga Klop. Do të lija gjithçka, për të mos u përgjigjur në këtë çështje. Situata është ajo që e dinë të gjithë, pastaj nëse ka arsye të tjera taktike ose të tjera, unë nuk jam i familjarizuar me to”, u shpreh Milojevic, që nuk donte ta komentonte më gjatë, vendimin e Klopit për lënien jashtë të Shaqirit. /Shqiperia.ch/