Nuk dihet se kurrë do e ketë fundin kjo çështje, por një gjë është e sigurt, tashmë çështja e shqiptarëve të Zvicrës ka shpërthyer më shumë se kurrë më parë.
Në konferencën për shtyp apo “gjyqin e hapur”, ashtu siç preferojmë ta quajmë ne, Shaqiri nisi “lojën e maleve”, teksa në ndjesën e tij publike, kishte vend edhe për pak ironi: “Nëse njerëzit që e kanë parë festimin tim kanë qenë nëpër male, atëherë kërkojë ndjesë”.
Më pas, në ndeshjen ndaj Islandës, do të ishin tifozët zviceranë ata që nuk do ia linin pas Shaqirit, teksa në një parullë shkruhej: “ Shqiponja kalon edhe nëpër male”, si për të treguar se mesfushori shqiptar i përfaqësonte këto anë.
Kur mendohej se kjo çështje do të mbyllej këtu, është futbollisti i Liverpulit ai që kërkon me ngulm të marrë “avantazhin” në këtë situatatë. “Shikoni më keni keqkuptuar më parë, por dedikimi im për golin e sotëm, shkon për njerëzit që jetojnë në male”, ishte kryefjala e tij në përfundimin e takimit.
“Unë kam luajtur edhe më parë si numër “10”. Të gjithë e dinë sesa mirë unë ndihem në këtë pozicion. Por unë e shoh veten në çdo rol tjetër, atje ku mundem që ta ndihmoj skuadrën. Sa i përket çështjes së Valon Behramit, janë mediat ato që i bëjnë gjërat të mëdha.
Kur përmendja fjalën “male” më parë, njerëzit më kanë keqkuptuar. E megjithatë unë e përsëris, ky gol që unë shënova ndaj Islandës, një farë dedikimi, shkon për njerëzit që jetojnë në male”, ka përfunduar Shaqiri. /Shqipëria.ch/