Përpara takimit me Islandën, Zvicra kishte menduar një nisje paksa më ndryshe në sallën e konferencave. Protagonistët e Botërorit të Rusisë, ata ndaj Serbisë që festuan me shqiponjë, dolën përpara opinionit publik për të kërkuar falje.
Nuk mund të bënin ndryshe, të gjithë do i bindeshin rregullave të vendosura nga ana e Federatës Zvicerane. Disi më ironizues ishte Xherdan Shaqiri në deklaratën e tij, duke thënë se kërkonte falje për shqiponjën e bërë, nëse njerëzit që e kishin parë gjendeshin në male.
Përmendja e maleve, nuk është pritur në mënyrën më të mirë nga zviceranët. Do të ishte e përditshmja më e madhe sportive në vend, “Blick”, ajo që do të shprehej se me atë fjalë Shaqiri kishte ofenduar gjithë tifozët zviceranë, duke mos i kërkuar një falje të sinqertë.
Kundërpërgjigja e tyre nuk vonoi shumë, erdhi menjëherë në ndeshjen ndaj Islandës, atje ku djemtë e Petkoviç fituan me rezultatin 6-0. “Shqiponjat fluturojnë edhe në male”, ishte banderola e hapur nga tifozët e Zvicrës kundër Shaqirit, si për të treguar se nëse mesfushori shqiptar do të ironizoj për sjelljen dhe kulturën e gabuar të atyre njerëzve, fillimisht duhet të kuptoj se i përfaqëson ato anë. “Zvicër-Shaqiri 1-1!” /Shqipëria.ch/