You are here
Home > Futboll Bota > Shaqiri e thotë edhe fjalën e fundit: Do të mungojë në Beograd? Unë nuk kam frikë

Shaqiri e thotë edhe fjalën e fundit: Do të mungojë në Beograd? Unë nuk kam frikë

Vetëm para pak kohësh, mediat të ndryshme serbe deri te figura më të larta të klubit të Crevena Zvezdës, shpreheshin të sigurta se mesfushori me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri do të mungojë në takimin që do të zhvillohet në Beograd. Në sfidëë e mbrëmshe kundër serbëve të Zvezës , Xherdani ishte një nga më të mirët e ndeshjes teksa dhuroi edhe asistin për golin që shënoi Salah.

Në një deklaratë pas ndeshjes ai u shpreh se nuk i interesojnë çfarë thonë njerzit për të dhe se nuk ka frikë të luaj në Serbi. Gjithashtu ai  tha se atje nuk shkon për të luajtur futboll dhe jo për të bërë politikanin. Mesa duket nëpërmjet kësaj interviste Shaqiri i ka dhënë fund të gjithave aludimeve dhe mbrëmë e tregoi se është një lojtar profesionist.

“Nuk kam frikë. Unë kam parë disa artikuj në lidhje me këtë temë. Një lojtar ka thënë diçka në lidhje me këtë, por më të vërtetë mua nuk më intereson se çfarë thonë njerëzit.

Unë po shkoj atje për të luajtur futboll dhe nuk ka të bëjë fare me politikën. Asgjë tjetër nuk më intereson, unë po shkoj atje për ndeshje futbolli. Më ka ndodhur edhe në Kupën e Botës, por nuk paraqet asnjë problem”, u shpreh Shaqiri. /Shqiperia.ch/

 

 

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top