
Pas atij eliminimit të befasishëm ndaj Kaljusë, duke humbur me rezultatin 1-2 në shtëpi, Shkëndija e Tetovës do të zbres në “Europa League”. Kuqezinjtë do ta vazhdojnë aventurën e tyre në turin e dytë të këtij kompeticioni europian, atje ku do të përballen ndaj Dudelanzh.
Bëhet fjalë për skuadrën kampione të Luksemburgut, që sot u eliminua në turin e parë të “Champions League” nga Valeta, që u shpall kampione në Maltë. Pavarësisht asaj shije të hidhur që la eliminimi i papritur ndaj Kalju, për Shkëndijën e Tetovës objektivi kryesor mbetej kalimi në grupet e “Europa League”. Kjo mundësi ekziston ende, por që deri atëherë portieri duhet të ndryshohet dhe sulmi duhet të punoj tepër me konkretizimin e rasteve. /Shqiperia.ch/