
Elseid Hysaj është kthyer sërish në qendër të vemendjes në Itali, por këtë herë jo për zërat e një largimi të mundshëm, por për formacionin titullarë.
Ditën e sotme skuadra e Napolit përballet në transfertën e vështirë kundër Juventusit, aty ku ekipi i Ançelotit synon ti shkaktojë humbjen e parë bardhezinjve në kampionat për këtë sezon. Nga krahu tjetër, trajneri i Napolit, po mendon që të hedhë nga minuta e parë edhe Elseidin, pasi mbrojtësi shqiptar tregoni një rendiment mjaft të lartë javën e shkuar.
Kujtojmë që Hysaj arriti të dhuronte edhe një asist në atë fitore që morën napoletanët përballë skuadrës së Parmës. Mbrojtësi kuqezi ishte protagonist në atë triumf të ekipit të tij, ku mori edhe meritën për asisin e dhuruar në golin e parë.
Mediat italiane raportojnë se Hysaj është në avantazh me mbrojtësin algjerian Ghoulam dhe mendohet se shqiptari do të jetë titullarë nga minuta e parë ku mund të pozicionohet në krahun e majtë të mbrojtjes. Elseidi ka luajtur edhe më parë në një rol të tillë, ku në kohën e Sarrit, shkodrani pozicionohej në rast rreziku, ndërsa tani me Ançelotin, lojtari i Kombëtares tonë luan gjithmon si një mbrojtës i krahut të majtë./Shqiperia.ch/